Ballina Politika Partia e Lirisë denoncon ndotjen në Durrësin turistik, anëtarja e Këshillit Bashkiak:...

Partia e Lirisë denoncon ndotjen në Durrësin turistik, anëtarja e Këshillit Bashkiak: Inceneratori, propagandë

16
0

Partia e Lirisë ka denoncuar ndotjen në Durrës, në nisje të sezonit turistik. Anëtarja Këshillit Bashkiak Durrës, Anisa Ibraj deklaroi se inceneratori është një propagandë dhe ndotja ka mbytur qytetin.

“Ndersa Durresi pergatitet te presë mijera vizitore ne sezonin turistik, qyteti paraqet nje realitet te hidhur dhe te papranueshem per banoret dhe turistet njekohesisht. Mbetjet urbane grumbullohen ne rruge, hapesirat publike jane te ndotura, ndersa infrastruktura eshte ne gjendje te amortizuar dhe jashte standardeve qe i takojne nje qyteti bregdetar te kesaj rendesie.

Ne kete atmosfere kaosi urban dhe neglizhence nga bashkia, qytetaret e Durresit vazhdojne te paguajne prej vitesh taksa per nje incenerator qe nuk ekziston. Nje objekt i shpallur si zgjidhje per menaxhimin modern te mbetjeve, por qe ka mbetur vetem ne propagande. Nderkohe, realiteti eshte perkeqesuar: sherbimi i pastrimit eshte i paket dhe joefikas, dhe asnje plan serioz nuk eshte reflektuar ne terren.

Lagje te tera te qytetit, perfshire zonat me prani te larte turistike, perballen cdo dite me kushte qe cenojne shendetin publik, dinjitetin qytetar dhe imazhin e vendit. Perballe kesaj situate, qytetaret ndihen te braktisur, ndersa fondet publike nuk reflektojne asgje nga ajo qe i eshte premtuar ketij qyteti.

Durresi eshte qytet me histori, me potencial te jashtzakonshem ekonomik dhe turistik, por pamja e tij sot flet per nje model deshtimi te menaxhimit vendor dhe per nje shperfilleje te plote ndaj nevojave baze te komunitetit.

Ne vend te investimeve serioze dhe planifikimit afatgjate, qyteti perballet me improvizim, abuzim me financat publike dhe mungese totale transparence. Kjo situate nuk i perkete nje qyteti qe synon zhvillim, por nje modeli ku prioritet nuk jane as qytetaret, as e ardhmja.

Grupi i Keshilltareve te PL, ne bashkine e Durresit i kane vene ne dukje keto problematika shqetesuese te qytetit tone dhe si Parti e Lirise gjithmone do vazhdojme te jemi zeri kryesor i qytetareve Durrsak”,- tha Ibraj.