Ballina Politika Rama: Të hënën në Tiranë mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në...

Rama: Të hënën në Tiranë mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore

9
0

Tirana do të mirëpresë të hënën, më 16 qershor 2025, Ministerialin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), duke e vendosur sërish Shqipërinë në epiqendrën e zhvillimeve diplomatike në rajon.

Kryeministri Edi Rama e ka bërë publik eventin përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thekson angazhimin e vendit për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Postimi në rrjetet sociale i kryeministrit Edi Rama:

🇦🇱Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare🤝🌍

Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP✍️

Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE🤝