Ballina Sport Sforco financiare tek Milan, klubi italian synon mesfushorin shqiptar

Sforco financiare tek Milan, klubi italian synon mesfushorin shqiptar

0
10

Granit Xhaka mbetet një nga dëshirat kryesore të Milanit për të përforcuar mesfushën, e cila ka nevojë për elementë cilësorë pas largimit të Reijnders, pavarësisht konfirmimit të Luka Modriç.

Sipas raportimeve të “MilanNews.it”, zërat për transferimin e Xhakës janë shtuar ndjeshëm, teksa mësohet se kanë ndodhur kontakte të reja mes palëve. Mesfushori 32-vjeçar, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusen, shprehet i intriguar nga mundësia për të veshur fanellën e Milanit në të ardhmen.

Përveç Xhakës, kuqezinjtë po shqyrtojnë edhe alternativa si Ardon Jashari dhe Javi Guerra. Megjithatë, Xhaka mbetet një nga mesfushorët më të spikatur të Bundesligës gjatë dy sezoneve të fundit.

Pengesa kryesore për transferimin e tij është kontrata e vlefshme deri në vitin 2028 me Leverkusenin, çka nënkupton se Milani do të duhet të bëjë një përpjekje të konsiderueshme financiare për ta sjellë shqiptarin në Milano.