Ballina Rajoni U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur,...

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

0
9

Shqiptari Levian Goga prej ditësh është në qenër të vëmendjes pasi pa u menduar dy herë u hodh në lumin Arakhtos javën e kaluar për të shpëtuar dy fëmijë të mitur. Fatkeqësisht fëmijët nuk ia dolën të mbijetonin dhe ndërruan jetë në spital.

Goga pas ngjarjes raportohet se ka patur shqetësime shëndetësorë si kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen. Ai është paraqitur tek një mjek privat, i cili i rekomandoi të bëjë teste në spital. Menjëherë pasi e mori vesh, Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dha urdhër që një ambulancë nga EKA mund të merrte shqiptarin dhe ta dërgonte në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Goga është duke u trajtuar në spitalin e Arta-s dhe ndodhet në ekzaminime të detajuara. Sipas mjekëve, gjendja e tij nuk është e rënduar dhe nuk ka shqetësime serioze. Po ashtu, është konfirmuar se Goga do të shpërblehet me shtetësinë greke nderi.

Goga është një emigrant nga Berati i Shqipërisë. Ai shkoi në Greqi 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pa shumë informacion dhe pa ditur se çfarë e priste, kaloi kufirin dhe u vendos në Athinë. Atje, bëri çdo punë pa siguri dhe pa qetësi, por gjithmonë duke luftuar dhe punuar pa ndaluar.

Goga tani jeton në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët janë dhjetë dhe gjashtë vjeç. Jeta e tyre ka qenë e qetë dhe e thjeshtë, derisa ditën e mërkurë, ngjarja e pazakontë i ndryshoi gjithçka. Me aktin e tij heroik dhe pa u menduar dy herë u largua nga kafeneja ku po kalonte kohën e tij dhe u hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët.

Pas dy përpjekjesh pa sukses, në herën e tretë ai shkoi thellë në ujë dhe gjeti një fëmijë të shtrirë, i cili ishte i palëvizshëm dhe kishte fytyrën të errësuar. E shpëtoi dhe e nxori jashtë. Sapo nxori fëmijën, mori vesh që dhe fëmija tjetër ishte gjetur dhe shpëtuar.