Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, Strukturat e DVP Tiranë gjatë 24-orëve të fundit, kapi dhe ndaloi 5 shtetas, konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kapën shtetasin N. D., 70 vjeç dhe ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg” që i kishte caktuar Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin K. Z., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin E. H., 26 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’.
Po këta specialistë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin F. M., 62 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprëm penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 kapën e ndaluan shtetasin Sh. D., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.