Ballina Kulturë Arti në thasë të miellit, Al-Jerjawi sjell ‘Fragmente të Mbijetesës’

Arti në thasë të miellit, Al-Jerjawi sjell ‘Fragmente të Mbijetesës’

0
10

Një artist nga Gaza, i cili e ka përjetuar luftën nga afër, ka sjellë në Prishtinë një ekspozitë të veçantë, veprat e tij janë realizuar mbi thasë mielli, të cilët kanë shërbyer si ndihmë humanitare për popullin e tij.

Hussein al-Jerjawi, është artisti nga Gaza, i cili përjetimet e tij i ka qitur në letrat e thasëve të miellit, që u kishte shkuar si donacion nga organizatat humanitare.

Arti i tij ka ardhur në Kosovë si ekspozitë personale përmes “Reporting House”. Ekspozita e tij “Fragmente të Mbijetesës”, është kuruar nga artisti nga Kosova, Gazmend Ejupi.

“Kjo ekspozitë amplifikon zërat nga periferia dhe e shndërron artin në dëshmi, në një akt të të vërtetës që sfidon dhunën përmes krijimtarisë”, thotë Ejupi.

Krijuar në rrethana ekstreme, Al-Jerjawi përmes pikturave në thasë të miellit, rrëfen historitë e humbjes, kujtesës dhe rezistencës njerëzore.

Kjo ekspozitë, thotë artisti, sjell mesazhin se kujtesa, puna dhe arti janë mjete të fuqishme për ta ndërtuar të ardhmen.