Këshilltari ligjor i PD, Franc Nuri shprehet se janë ekspozuar raste flagrante se si në qendrat e votimit, komisionerët apo vëzhguesit siguroheshin që qytetarët të cilëve u kanë blerë votat përmes patronazhimit dhe presionit, e kanë dhënë votën për ta.
I ftuar në një emision televiziv, Nuri tha se rastet kanë ndodhur në mes të ditës dhe përpara kamerave, ndërsa ekspozimi i këtyre pamjeve filmike mund t’I bëjnë ata të reflektojnë përballë asaj që kanë bërë më 11 maj.
Sipas Nurit, bëhet fjalë për orë të tëra materiale filmike, që dokumentojnë raste të tjetërsimit të vullnetit të votës së demokratëve dhe qytetarëve, ndërsa shton se personat përgjegjës apo ato që kanë bashkëpunuar, qofshin edhe të opozitës do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Për Nurin 11 maji, ka qenë e gjitha një farsë e orkestruar dhe aspak zgjedhje të lira, duke bërë që në këto zgjedhje të marrin pjesë edhe bandat dhe grupet kriminale në qytetet kryesore të vendit.
Berisha ka ekspozuar dy raste flagrante, pasi votonte qytetari, një nga vëzhguesi shkon më pas merr kutinë e kthen përmbys dhe nxjerr fletën e votimit dhe e kontrollon më pas për kë ka votuar, dhe më pas e hedh sërish fletën në kuti. Bëhet për të kontrolluar votën, patronazhimin. Ose kontroll vote ose blerje vote. Duan ta kontrollojnë e të jenë të sigurt. I bëjnë këto mes të ditës dhe para kamerave, ekspozimi i këtyre fakteve i bën të reflektojnë këtë persona se ç’kanë bërë më 11 maj.
Filmimet e QV janë kërkuar. Po përpunohen e analizohen. Ka filmime sa për muaj të tërë, asgjë s’ka për të shpëtuar. Personat që kanë përgjegjësi do të ekspozohen përditë e rastet flagrante do të dalin. Personat që kanë bashkëpunuar do mbajnë përgjegjësi sipas rastit. Ne sot kemi për detyrë t’i ekspozojmë faktet që zgjedhjet janë të paligjshme e të pavlefshme, kjo na vlen si opozitë dhe PD, organet ligjzbatuese le të nxjerrin personat përgjegjës. Ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi. Askush s’mund të bëjë pazar në kurriz të opozitarëve, qofshin dhe nga opozita këta shkelës. S’mund të tolerohen e amnistohen. S’mund të tallen me votën e demokratëve dhe shqiptarëve. Kanë qenë farsë e orkestruar e jo zgjedhje.
Në një shtet si Shqipëria që është ushtruar presion nga pushteti,. Në zona të caktuara janë përdorur bandat e grupet kriminale në shumë qytete të mëdha të vendit, ka pasur miliona euro nga shteti me forma të ndryshme, bonuse, para të pista, favorizime fiskale.
PD po bën një proces të gjatë ankimor, mund të krahasohet me zgjedhjet e 2001, kjo procedurë s’është ndjekur, s’ka pasur këto përmasa në 20 vitet e fundit. Po ushqejmë me prova jo vetëm, qytetarët por edhe partnerët ndërkombëtare, si OSBE-ODIHR.