Ballina Aktualitet Bie zjarr afër Urës së Kardhiqit, shkrumbohen tre hektarë me barëra dhe...

Bie zjarr afër Urës së Kardhiqit, shkrumbohen tre hektarë me barëra dhe shkurre

8
0

Një vatër zjarri ka rënë pranë Urës se Kardhiqit.

Konkretisht zjarri ka rënë në rrugën që të çon në fshatin Palokastër.

Si pasojë e flakëve rrezikohet edhe një banesë.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuan 12 zjarrfikës, 2 automjete zjarrfikëse dhe dy automjete mbeshtetëse të cilat punuan për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij.

Nga zjarri u dogj një sipërfaqe rreth 3 hektarë me barëra e shkurre.