Ballina Lifestyle Blake Lively kërkon mbrojtje ligjore për Taylor Swift nga beteja me Baldonin

Blake Lively kërkon mbrojtje ligjore për Taylor Swift nga beteja me Baldonin

11
0

Blake Lively i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një urdhër mbrojtës, për të ndaluar ekipin ligjor të Justin Baldonit nga kërkesat e vazhdueshme për komunikimet e saj private me Taylor Swift, ish-shoqen e saj të ngushtë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Daily Mail, avokatët e Lively e akuzojnë Baldonin për një “taktikë mediatike”, duke e përfshirë Swift dhe bazën e saj të fansave në çështjen ligjore për të devijuar vëmendjen.

Ata thonë se paditë e tij për shpifje ndaj Lively, Ryan Reynolds dhe New York Times janë rrëzuar, shkruan DailyMail.

Në të njëjtën kohë, avokatët e Lively kanë thirrur në gjyq Scooter Braun dhe kompaninë e tij HYBE, për të kërkuar dokumente që lidhen me PR-istën Melissa Nathan, e përmendur në padinë kundër Baldonit.

Ndërkohë, në rrjete sociale qarkulluan zëra se Taylor Swift kishte fshirë foto me Lively-n, por fansat e këngëtares sqaruan se ato ishin hequr vite më parë si pjesë e një strategjie promovimi për albumin Reputation.

Saga ndërlikohet edhe më shumë me përfshirjen e emrave të njohur si Swift dhe Braun – ky i fundit është në qendër të një historie të vjetër me këngëtaren për të drejtat e albumeve të saj të para, të cilat Swift tashmë i ka blerë dhe planifikon t’i ribotojë në versionet “Taylor’s Version”.

Çështja pritet të zhvillohet më tej në javët në vijim, me sytë e publikut të drejtuar drejt një beteje ligjore ku ndërthuren yje, PR dhe e kaluara mes miqsh dhe rivalësh.