Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë.
Dyshohet se një person dyshohet se ka pësuar prerje gjymtyrësh nga helika e një skafi.
Në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të të lënduarit dhe shkaqet e ngjarjes.
Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.
Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.
Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.