Ballina Aktualitet E rrallë në ujërat shqiptare, një balenë filmohet nga ajri në Karaburun

E rrallë në ujërat shqiptare, një balenë filmohet nga ajri në Karaburun

9
0

Një pamje e rrallë është regjistruar pranë gadishullit të Karaburunit, ku një balenë është parë duke notuar qetësisht në ujërat e kristalta të Jonit.

Momenti është filmuar nga arkitekti Artan Shkreli, i cili e ndau videon në rrjetet sociale, duke e cilësuar përvojën si emocionuese.

Kjo është hera e parë që një balenë raportohet në këtë zonë që prej vitit 2020. Prania e saj shihet si një tregues pozitiv për biodiversitetin detar.