Ballina Rajoni Foto që po i përlot të gjithë, mjekët nderojnë të miturin para...

Foto që po i përlot të gjithë, mjekët nderojnë të miturin para se t’i heqin organet për dhurim

12
0

Një moment thellësisht prekës është regjistruar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët kanë nderuar në heshtje 14-vjeçarin Spiros, i cili humbi jetën tragjikisht në lumin Arahthos, teksa përpiqej të shpëtonte shokun e tij 12-vjeçar.

Sipas ERT News, pak para fillimit të procedurës për heqjen e organeve të tij, stafi mjekësor qëndroi në heshtje dhe në nderim përpara tavolinës së operacionit, një gjest që shpreh tronditjen e thellë për humbjen e dy të miturve, si dhe respektin për prindërit që vendosën të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre, duke dhënë jetë të re për të tjerë.

Procesi i heqjes së organeve të 14-vjeçarit nisi në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe përfundoi në mesditë. Veshkat dhe mëlçia e tij u dërguan në Spitalin “Laiko” në Athinë dhe në “Ippokrateio” në Selanik për transplantim te pacientë në nevojë. Zemra dhe mushkëritë nuk u konsideruan të përshtatshme për transplantim, ndërsa më vonë u krye edhe heqja e kornesë së syve, të cilët po ashtu do të dërgohen në spitale në Athinë dhe Selanik.

Ndërkohë, dhurimi i organeve nga trupi i 12-vjeçarit pritet të fillojë në orët e para të mëngjesit të së hënës.