Ballina Opinion Gjumi letargjik që ka zënë Shqipërinë, shqiptarët dhe qeverinë!

Gjumi letargjik që ka zënë Shqipërinë, shqiptarët dhe qeverinë!

4
0

Nga Spartak Ngjela

Po qeveria Rama, çfarë po bën.

Kur në një shoqëri që jeton në shtetin e vet; gjendja shoqërore ecën përpara sipas zakonit dhe jo mes ideve, ajo shoqëri është në një gjumë letargjik.

Kështu; në këtë gjendje ndodhet sot edhe shoqëria shqiptare në shtetin e vet që quhet Shqipëri.

Asgjë të re mendore në funksion të idesë nuk ka sot në Shqipëri. Gjendja është e mjegullt; dhe ende nuk po del dot në Tiranë një skemë shkencore për zhvillimin e mëtejshëm shoqëror në Shqipëri: në treg dhe në administratën publike; në investimet e gjera me koncept ekonomik, në bujqësi dhe në industri.

I.

Prandaj gjendja jonë quhet thjesht thuajse është në një staniacion. Domethënë gati në një mbetje në vend.

Sot në Shqipëri mungon prodhimi industrial, kurse prodhimit bujqësor është i pamjaftueshëm për tregun shqiptar.

Tregu në Shqipëri është i dominuar nga importi, sepse nuk ka një prodhim të mjaftueshëm shqiptar.

Po qeveria Rama, çfarë po bën.

Ne nuk po shohim e nuk po dëgjojmë asgjë në këtë drejtim që shprehëm. Në një koh që sot shqiptarët dhe Shqipërinë po i mbajnë remitancat e emigrantëve.

Por duhet theksuar se socialistët që erdhën në pushtet pas një shkatërrimi të shtetit dhe ekonomisë shqiptare, duhet të thënë se ata me qeveritë e tyre e ndaluan krizën shkatërruese; por ndërkohë ne nuk po shohim një skemë shkencore për të rritur prodhimin në Shqipëri; për të ngritur më lart nivelin e arsimit dhe të universiteteve në Shqipëri; krijimin e mundësive të shumta që, me bursa shtetërore, studentët e shkëlqyer të Shqipëri të studiojnë në universitetet prestigjiozë në Perëndim.

Po ekonomia në Shqipëri si po ecën?

Janë sot mbi 1.3 milionë shqiptarë në emigracion në vendet perëndimore; dhe prurjet e tyre po mbajnë Shqipërinë

Prodhimi në Shqipëri është ende shumë i dobët. Por bujqësia shqiptare prodhon vetëm 18% të nevojave të tregut shqiptar për ushqime.

Po qeveritë që kanë ardhur njëra pas tjetrës çfarë kanë bërë?

Asgjë, sepse është tregu i cili tregton se rreth 80% të mallrave të tregut në Shqipëri po vijnë nga importi.

Ç ‘është kjo gjendje në funksion të historisë dhe zhvillimit?

Kjo gjendje është ndoshta një krizë e pritshme, sepse gjithçka në tregun shqiptar vjen nga jashtë; në një koncept ekonomik, zhvillimi i një shteti vjen nga sasia e prodhimit të mallrave që prodhohen në atë vend.

Por na duhet të theksojmë se paratë që shpenzohen në tregun shqiptar vijnë kryesisht nga remitancat e emigracionit; sepse sot nga emigracioni në Perëndim vijnë rreth 40% të parave vjetore që qarkullojnë në tregun shqiptar.

Në fakt puna është e lirë dhe ne jeni një shoqëri me konceptet perëndimore për ekonominë e tregut.

II.

Por cila është sot gjendja ekonomike e Shqipërisë?

Sot Shqipëria nuk ka eksport të mjaftueshëm se ai mban vetëm 18 % të tregut.

Domethënë rreth 80% e tregut në Shqipëri mbahet me paratë që shqiptarëve u vijnë nga remitancat e emigrantëve.

E pra…

Sa është sot GDP e Shqipërisë?

GDP (PBB) e Shqipërisë, sipas pasqyrimit të fundit të Bankës Botërore të vitit 2024 vlerësohet të jetë rreth 18.9 miliard dollarë. PBB për frymë është vlerësuar në 6.743 dollarë për frymë. Kurse norma e varfërisë me të ardhura të mesme të larta (6,85 dollarë) prek 34.2 për qind të popullsisë.

Ja kjo është jeta e shtetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve; por duhet thënë se gjithçka mbahet nga prurjet e emigracionit shqiptar në Perëndim.

Sa është sasia e parave që vijnë nga remitancat në Shqipëri?

Sipas Eurostat, në vitin 2024 remitancat arritën vlerën e më shumë se 2 miliardë eurove, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. Vlera e raportuar nga Eurostat u referohet remitancave të matura si dërgesa apo transferta personale dhe të ardhurave të punonjësve nga puna jashtë vendit.

E pra, kjo është gjendja; dhe shqiptarët po presin.

Prandaj mund të themi se…

Ne sot jemi një shoqëri e zhvilluar në koncepte se kemi shpërndarje në të gjithë Perëndimin; por na duhet domosdoshmërish një studim i thelluar shkencor për të krijuar në Shqipëri një zhvillim integral: në arsim; në bujqësi; në industri dhe madje edhe në administratën shtetërore.

Sepse sot i kemi të gjitha mundësitë qa ta bëjmë këtë studim; se niveli intelektual është në gjendje të mirë. Dhe, pikërisht për këtë, duhet një raport i ri midis sistemit bankar; sistemit ligjor; sistemit arsimor dhe sistemit administrativ në Shqipëri

Sepse…

Neve sot na duhet një zhvillim integral që kërkon para; por paratë këtu janë; kurse ne ende nuk po krijojmë një skemë të studiuar për zhvillimin tonë integral në të gjitha aspektet që u përmenden më lart.

Të shohim. Koha po thërret që shteti shqiptar të drejtohet në mënyrë shkencore me një raport të drejtë në marrëveshjen kushtetuese midis kapitalit privat dhe konceptit zhvillues të Shqipërisë; dhe kjo me një arsye të përbashkët midis tregut privat dhe drejtimit të qeverisë shqiptare; por edhe të pushtetit vendor gjithashtu.