Ballina Sport Kritikat që i sollën depresionin, Morata: Kisha frikë se flija dhe nuk...

Kritikat që i sollën depresionin, Morata: Kisha frikë se flija dhe nuk zgjohesha më

11
0

Alvaro Morata ka marrë guximin të bëjë një deklaratë të fortë dhe prekëse, në lidhje me problemet që e kanë shoqëruar kohët e fundit.

Në dokumentarin “Ata nuk e dinë kush jam unë”, sulmuesi rrëfen problemet që ka kaluar me depresionin, që iu shfaq për shkak të kritikave të shumta të marra.

Gjithçka nisi pas ndeshjes Dortmund-Atletico në Ligën e Kampioneve, ku spanjollët u eliminuan. Asokohe në qendër të kritikave ishte pikërisht Morata.

Sulmues rrëfen se iu shfaqën probleme të mëdha me depresionin, ndërsa theksoi frikësohej nga gjithçka, madje edhe nga mundësia që të flinte dhe mund të mos zgjohej më.

Gjithashtu ai zbulon se mendoi të inskenonte një dëmtim, për të mos shkuar me Spanjën në Euro 2024.

“Kur mbaroi ndeshja Dortmund-Atletico, isha vetëm në dhomën e zhveshjes për një kohë të gjatë. Doja vetëm të qaja. Atje filloi gjithçka. Më dhembnin këmbët, shtrëngohej gjoksi. Nuk merrja dot frymë. Kisha frikë se mos bija në gjumë dhe nuk zgjohesha, kisha frikë nga gjithçka. Kisha shumë mendime të tmerrshme, vetëshkatërruese. Më shkoi ndërmend të bëja sikur kisha një dëmtim që të mos shkoja në Euro 2024”, tha Morata.

Sulmuesi u largua nga Atletico Madrid verën e kaluar, për të kaluar te Milani dhe më pas kaloi te Galatasaray në merkaton e dimrit.