Ballina Sport Lojtari i Milanit nuk i përgjigjet ftesës së kombëtares, përplasje me trajnerin

Lojtari i Milanit nuk i përgjigjet ftesës së kombëtares, përplasje me trajnerin

9
0

Së fundmi, ka patur përplasje midis sulmuesit të Milanit, Christian Pulisic, dhe trajnerit të SHBA, Mauricio Pochettino. Vendimi i lojtarit të Milanit për të mos iu përgjigjur thirrjes së ekipit të tij kombëtar, nuk është pritur mirë nga teknuku argjentinas, i cili udhëheq këtë ekip që nga shtatori i vitit 2024.

Pulisic, duke e justifikuar qëndrimin e tij me nevojën për të pushuar pasi ka luajtur rreth 120 ndeshje në dy sezonet e fundit, kishte treguar gatishmërinë e tij për miqësoret përgatitore kundër Zvicrës dhe Turqisë, por i kishte kërkuar Pochettino-s të mos e grumbullonte për Gold Cup.

“E respektoj dhe e kuptoj vendimin por lojtarët duhet të dëgjojnë dhe të ndjekin planin tonë.

Është detyra jonë të vlerësojmë nëse një lojtar ka nevojë për pushim apo jo, sepse kemi një grup profesionistësh, mjekësh sportivë dhe trajnerësh atletikë nga federata, të cilët mund ta vlerësojnë atë”, u përgjigj ashpër trajneri i Shteteve të Bashkuara.