Ballina Politika “Të më arrestosh dhe poshtërosh…” Kujt po i dërgon mesazh nga burgu...

“Të më arrestosh dhe poshtërosh…” Kujt po i dërgon mesazh nga burgu Veliaj?

7
0

Erion Veliaj ditët e fundit ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut, rrjeteti social që Edi Rama ua ka ndaluar përdorimin ministrave dhe deputetëve të tij, për shkak se “praktikisht” e ka mbyllur me vendim Qeverie.

Ditën e sotme ai ka publikuar një video ku fajëson dikë për arrestimin dhe tentativën për ta poshtëruar, por shton se “karma” do të veprojë mbi ata që e deshën rrëzimin e tij, edhe pse po vonë.

“Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë”, shkruan Veliaj sipër videos së publikuar në TikTok, teksa e shoqëron me këngën e Rihanna-s si sfond ku dëgjohet: A man! (Një burrë).

Nuk dihet se kujt ia dërgon këtë mesazh Veliaj, pasi është treguar “i kujdesshëm” për të mos përmendur asnjë emër.

Teksa ndodhet në burg që prej 10 Shkurtit kur u arrestua me urdhër të SPAK në Bashkinë e Tiranës, Veliaj duket se i ka humbur shpresat për të dalë nga burgu, ku mundësia e vetme tashmë duket se i ka mbetur vetëm rekursi në Gjykatën e Lartë, ku është caktuar relatore Albana Boksi.

Pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më vonë iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, si dhe ajo e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.