Ballina Kronika E rëndë! Gjendet i vetëvarur 60-vjeçari në Elbasan, dyshohet se vuante nga...

E rëndë! Gjendet i vetëvarur 60-vjeçari në Elbasan, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor

16
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë, i vetëvarur, në kasollen e bagëtive. Viktima, identifikuar si B. M., dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e datës 17 qershor 2025, dhe sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjithçka tregon se bëhet fjalë për një akt vetëvrasjeje. Trupi është gjetur nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2025, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në kasollen e bagëtive, shtetasi B. M., 60 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.