Manchester City ka nisur me fitore Kupën Botërore për Klube, duke mposhtur skuadrën marokene Wydad me rezultatin 2:0.
Golat për ‘qytetarët’ i shënuan Phil Foden në minutën e dytë dhe Jeremy Doku në minutën e 42-të.
Dy minuta para përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i ekipit maroken Lewis, u ndëshkua me karton të kuq.
Në grupin G ndodhen edhe Al Ain nga Abu Dabi dhe Juventus Torino, të cilët do të takohen nesër në stadiumin Audi Field.
Tridhjetedy ekipe nga të gjashtë konfederatat e FIFA-s garojnë në SHBA për Kupën e Botës për Klube nga 14 qershori deri më 13 korrik 2025.