Ballina Kronika Furnizonin me karburant mjete lundruese pa përdorur kasë fiskale, procedohen dy persona...

Furnizonin me karburant mjete lundruese pa përdorur kasë fiskale, procedohen dy persona në Himarë

14
0

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, të DVP Vlorë, pas marrjes së informacioneve, se në portin e Himarës, një subjekt për shitjen e hidrokarbureve po kryente veprimtari të paligjshme, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë subjekt.

Gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve/përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ku nisi procedimi penal për shtetasit S. K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit dhe M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i karburantit, në Himarë.