Ballina Aktualitet Gjyqi për Leonard Dukën, avokatët kërkojnë Ervis Martinajn si dëshmitar. Prokurori vihet...

Gjyqi për Leonard Dukën, avokatët kërkojnë Ervis Martinajn si dëshmitar. Prokurori vihet në vëshitrësi: Nuk e dimë…

0
12

Në GJKKO u zhvillua këtë të mërkurë seanca ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Gjatë procesit u diskutuan provat e mbledhura dhe dëshmitë e dhëna.

Avokatja e Leonard Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës, teksa pati edhe përplasje me përfaqësuesit e prokurorisë.

Ajo kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve, përfshirë edhe Ervis Martinajn, fati i të cilit nuk dihet prej tre vitesh.

“Prokurori e ka marrë në pyetje Blendi Tetën në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ia kërkoi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë?

Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dimë nëse kodi që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo nga disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj., nëse janë përdorues të SKY ECC, apo në rast se i qëndrojnë provave të sjella nga organi i akuzës. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babai i Leonard Dukës, për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar”, tha avokatja.

Por prokurori Behar Dibra tha se fati i Ervis Martinajt nuk dihet.

“Për thirrjen e personave për të dhënë deshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinaj, vendndodhja e tij per më tepër.

Disa prej tyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar”, është shprehur prokurori Behar Dibra.