Ballina Kronika “I dha karamele dhe e preku në vende intime ”/ Arrestohet 60-vjeçari...

“I dha karamele dhe e preku në vende intime ”/ Arrestohet 60-vjeçari në Maliq, ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren

11
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Maliqit. Një 60 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare. Sipas informacioneve dyshohet se 60 vjeçari e ka terhequr fillimisht duke e gënjyer me të holla dhe më pas e ka prekur në vende intime.

E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60 vjeçarin. Kanë qënë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60 vjeçarin.

Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën.  Ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet. Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do t’i jepte lekë’ por vajza ka arritur ti largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi, ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj. Menjëherë ato i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin.

Hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë.