Kryebashkiaku iTiranës Erion Veliaj, i cili prej 10 shkurtit të këtij viti ndodhet në qeli, duket se ka gjetur një mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen publike: përmes postimeve në Tiktok, rrjet social që kryeministri Edi Rama e mbylli para zgjedhjeve të 11 majit.
Veliaj i është përgjigjur një komenti të një profili me emrin ‘Nesti Angoni’ (personazhi që dorëzoi në SPAK padinë ndaj kryebashkiakut të Tiranës).
Nesti Angoni shkruan se “nuk ishte personale, it’s business as usual! Be stronger (si zakonisht është biznes, qëndro i fortë”, duke ironizuar kështu arrestimin e kryebashkiakut.
Ndërsa Veliaj i përgjigjet “Nesti ngeli spektator me ëndrra protagonisti! I shkreti”