Ballina Sport Kapiteni norvegjez injoron gjithë ekipin japonez

Kapiteni norvegjez injoron gjithë ekipin japonez

11
0

Një episod i pazakontë dhe i pahijshëm ka ndodhur para ndeshjes së Grupit E në Kupën e Botës për Klube, ku River Plate mposhti Uraëa Red Diamonds me rezultatin 3:1.

Kapiteni i skuadrës japoneze, norvegjezi Marius Hoibraten, u bë protagonist i një gjesti të turpshëm që tronditi publikun sportiv.

Në momentin tradicional të përshëndetjes para ndeshjes, Hoibraten refuzoi t’u japë dorën gjyqtarëve dhe kundërshtarëve, duke kaluar pranë tyre pa u ndalur.

Gjesti u cilësua si arrogant dhe ofendues, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në media.

Futbollistët e River Plate mbetën të habitur nga ky qëndrim, ndërsa arsyeja pas këtij refuzimi mbetet ende e paqartë, pasi pjesa tjetër e lojtarëve të Urawa Red Diamonds mori pjesë normalisht në takimet e zakonsjme mes lojtarëve.