Ballina Politika Modernizimi i FA-së/ Vengu: Industria ushtarake vendase duhet të pajiset me mjete...

Modernizimi i FA-së/ Vengu: Industria ushtarake vendase duhet të pajiset me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë

12
0

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës në Francës  ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”.

Ai thotë se ndustria ushtarakle shqiptare duhet të pajiset me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak.

Ai shtoi se efektivët e Shqipërisë duhet të pajisen me kualifikimin e duhur  për përdorimin e tyre.

Ky fakt i ri thotë ministri ndikon drejtpërdrejt në modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

“Industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, dhe kualifikimi i efektivëve tanë në përdorimin e tyre përbëjnë tre akse të modernizimit të Forcave tona të Armatosura.

Gjatë vizitës në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”, pata mundësinë të njihem nga afër me teknologjitë dhe mjetet që ofrojnë disa prej kompanive më prestigjioze në botë si: Anduril Systems, Thales Group, Airbus, MBDA, EDGE Group, KNDS, Saab AB dhe Safran”, shkruan ministri.