Ballina Lifestyle Ndërron jetë shefja e njohur e Food Network

Ndërron jetë shefja e njohur e Food Network

13
0

Anne Burrell, shefja e dashur amerikane e kuzhinës dhe prezantuese e njohur e “Worst Cooks in America”, ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës, më 17 qershor 2025, në shtëpinë e saj në Brooklyn, New York. Ajo ishte 55 vjeç.

Sipas njoftimit të familjes dhe përfaqësuesve të saj, Burrell u gjet pa ndjenja dhe u shpall e vdekur në vendngjarje. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Burrell la pas bashkëshortin e saj Stuart Claxton, djalin e tij Javier, nënën Marlene, motrën Jane, vëllain Ben dhe fëmijët e saj: Isabella, Amelia dhe Nicolas.

E lindur më 21 shtator 1969 në Cazenovia, New York, ajo u diplomua në Institutin e Kulinarisë së Amerikës në 1996 dhe u bë një figurë e dashur televizive për personalitetin e saj karizmatik, flokët e saj platini dhe pasionin e thellë për gatimin.

Ajo u bë e njohur përmes emisioneve si “Worst Cooks in America”, “Secrets of a Restaurant Chef” dhe “Chef Wanted”. Vdekja e saj ka prekur thellë komunitetin e kulinarisë dhe fansat e saj në mbarë botën.

Ngrohtësia, shpirti dhe dashuria e saj do të mbeten të paharruara,” thuhet në deklaratën e familjes.