Supermodelja kanadeze Winnie Harlow ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje mahnitëse në eventin e Modës dhe Futurizmit gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Kreativitetit në Kanë, Lions 2025.
E veshur me një fustan të bardhë elegant dhe me dekolte të thellë, Harlow dukej eterike teksa pozonte para kamerave.
Kështu duke ndërthurur hijeshi dhe guxim në një nga mbrëmjet më të spikatura të festivalit.
Pjesëmarrja e saj konfirmon edhe njëherë statusin si ikonë stili dhe zë të fuqishëm në industrinë e modës globale.