Ballina Europë Autopsia e Gentiana Hudhrës/ Ish-burri e goditi 17 herë me thikë, tentoi...

Autopsia e Gentiana Hudhrës/ Ish-burri e goditi 17 herë me thikë, tentoi edhe t’i priste fytin. Nuk u ndal me kaq…

0
8

Shtatëmbëdhjetë plagë me thikë të shkaktuara nga koka deri poshtë në shpinë dhe në trup, disa prej të cilave ishin fatale.

Kjo është ajo që doli nga autopsia e kryer këtë mëngjes nga mjeku ligjor Antonio Tombolini mbi trupin e Gentiana Hudhra, nënës 45-vjeçare me origjinë shqiptare të vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Nikollaq Hudhra të shtunën në mbrëmje në Viale Benadduci në Tolentino të Italisë.

Ajo u përpoq të ikte dhe të mbrohej

Nga lloji i lëndimeve të konstatuara nga mjeku ligjor, është e kuptueshme që Gentiana, pasi u sulmua nga pas, u përpoq të arratisej dhe më pas të mbrohej (ajo kishte një plagë tej për tej në krah).

Një goditje tjetër iu dha pranë qafës, në këtë rast hipoteza është se ish-burri u përpoq t’i priste fytin. Pastaj, në një kulm mizorie, kur gruaja ishte tashmë në tokë, ish-burri 55-vjeçar dyshohet se e goditi me shqelm në fytyrë, duke i thyer septumin nazal në lartësinë e syrit.