Bizneset e vogla mbajne peshën kryesore të numrit të personave të punësuar në vend.Sipas të dhënave të Instat gjatë vitit 2024 në Shqipëri në bizneset e vogla rezultonin se kishin të punësuar 113 mijë e 439 persona .Në krahasim me një vit më parë pesha e numrit të punësuarve ka pësuar rritje dhe në këtë segment biznesesh rezultojnë se janë shtuar rreth 1500 të punësuar.Ndërmarrjet e vogla konsiderohen ato që kanë 1 deri në 4 punonjës dhe kryesisht janë aktiviete familjare në fushën e shërbimeve si dyqane , apo ofrimin e shërbimeve profesionale.
Edhe ne bizneset e mesme rezultojnë se kanë pasur më tepër të punësuar gjatë vitit të kaluar.Sipas ët dhënave të instat ndërmarrjet me 5 deri në 9 të punësuar renditen të dytët për kontribut në numrin e të punësuarve në vend.Po ashtu nëse e krahasojmë këtë segment biznesesh me një vit më parë rezulton se janë shtuar 343 punonjës.Ndërkohë bizneset e mëdha vijojnë që të qëndrojnë pothuajse në të njëjtin nivel të personave të punësuar.Fluksi turistik vijon që të ndikojë në shtimin e subjekteve në këtë sektor.Sipas të dhënave 86% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve. Efekti i rritjes së sektorit të turizmit është reflektuar edhe në treguesit e shërbimeve.Nga të dhënat e Instat për tremujorin e parë rezulton se ka pasur rritje të shitjeve,pagave dhe si rezultat edhe të numrit të punësuarve.