Ballina Aktualitet Bravo Shteti/ Plas sherri në qendër të Beratit, efektivi i Policisë përleshet...

Bravo Shteti/ Plas sherri në qendër të Beratit, efektivi i Policisë përleshet me grushte e shkelma me të riun

0
8

Një punonjës i Policisë bashkiake të Beratit dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt i cili agravoi deri në përdorimin e dhunës.

Sherri është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Beratit, në afërsi të ish-pallatit të Kulturës, ku qytetari ka goditur me grushte punonjësin e Policisë.

Sipas dëshmitarëve, ai që ka nisur sherrin ka qenë pikërisht i riu dhe efektivi nuk kishte faj.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia dhe nuk dihet ende se për çfarë motive ka ndodhur kjo përleshje.