“Unë ju ftoj juve bashkë me gazetarët në studio që të investigoni se cilat janë lidhjet e zotit Agasi me gjyqtaren Gjoka. Pra ishte një nga faktorët që komandonte gjyqësorin, komandonte zgjedhjet, ishte një njeri shumë afër kryeministrit i cili ka ikur në drejtim të paditur. Ishte njeriu që mbronte zonjën Gjoka, ishte njeriu që mbante zonjën Gjoka në sistem.
Nuk funksionon ndarja e pushteve. Drejtësia në vendin tonë është dora e zgjatur e pushtetit. Kjo nuk mund të ketë zgjedhje. Kjo vrau zgjedhjet, vrau demokracinë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, zgjedhjet janë të kapura”, tha Beleri.