Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Fatmir Mediut në seancën e radhës gjyqësore për Gërdecin, se 6 kongresmenë amerikanë kanë firmosur një letër, me anë të së cilës kërkojnë lejimin e dëshmive të disa personaliteteve të huaja.
Mediu është duke keqpërdorur lidhjet e tij në Amerikë, për t’i shpëtuar drejtësisë, por Kokalari thotë se kjo nuk ka shanse të ndodhë.
Madje Kokalari thotë se do të dërgojë faktet për të dhe Shkëlzen Berishën, në Departamentin e Mbrojtjes në Amerikë.
Postimi i Kokalarit
Fatmir Mediu publiko letren ose emrat e kongresmeneve qe kane firmosur kete leter qe i ke dhene gjykates.
E vetmja gje qe dua te bej eshte t’ju dergoj fakte mbi ri-paketimin e municioneve qe bere ti me Shkelzenin kur mashtruat me vetedije te plote Departamentin e Mbrojtjes ketu ne Amerike!!!
Po ta them, une ty nuk te ndahem. Nuk e kupton qe ti drejtesise nuk i shpeton?
Ne fakt, pervec SPAK, FBI duhet te bejë nje investigim te detajuar mbi lidhjet e tua me kongresin.
Pse eshte Aderholt kaq afer me ty? Pse ka qene Aderholt 64 here ne Shqiperi?
Ju te gjithe qe mashtroni keta ketu, do demaskoheni, derisa mos të keni zgjidhje tjeter por te dilni perpara drejtesise shqiptare pa i beri asnje presion prokureve apo gjykateseve!!!
***
“6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës, të dhëna në SHBA vullnetarisht me afidavit – që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin amerikan të drejtësisë – të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’,” deklaroi Mediu në sallën e gjyqit.”