Për gazetarin, Klodian Tomorri, Ergys Agasi shihet si një personazh me profil të ulët në publik. I ftuar në një emision televiziv, tha se nuk ka ende një informacion të saktë nga SPAK, se për çfarë po hetohet Agasi.
Sipas Tomorrit, kompanitë në zotërim të Agasit nuk kanë qenë të lidhur me sektorin publik, apo që mund të kenë marrë tender e koncesione, porse nuk përjashtohet mundësia që ato t’i ketë fituar në mënyrë indirekte.
Për Tomorrin, Agasi mbetet një figurë me ndikim në strukturat e pushtetit, dhe garancia për këtë ndikim është vetë kryeministri Edi Rama!
Kishte ruajtur një profil të ulët, person që merret me biznes. Nuk dimë nëse Agasi hetohet për bizneset e tij, hetohet për akuzat që ka bërë Ahmetaj për lidhje me krimin, apo hetohet për ndikimin që mund të ketë ushtruar në mazhorancë në strukturat e shtetit?!
S’besoj se SPAK do japë informacion për këtë çështje, pasi kur mësyn në banesa nuk del me njoftime zyrtare. Del vetëm kur ka masa.
Kompanitë s’është se kanë qenë të lidhura me sektorin publik me tendera e koncesione. Mund të kenë marrë përfitime përmes skemave indirekte, këtë s’dimë ta themi.
Nga ana jo që kam parë, është se ka qenë figurë me ndikim në strukturat e pushtetit dhe një ndikim i tillë të vjen vetëm nga një njeri, Edi Rama.