Ballina Sport Heskey: Wirtz më kujton Coutinhon, Liverpool ka nevojë për lojtarë si ai

Heskey: Wirtz më kujton Coutinhon, Liverpool ka nevojë për lojtarë si ai

0
6

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Emile Heskey, e ka krahasuar talentin gjerman Florian Wirtz me ish-yllin brazilian të “The Reds”, Philippe Coutinho.

Ai mendon se 21-vjeçari i Bayer Leverkusen mund të ketë të njëjtin ndikim në “Anfield”.

“Ai është lloji i lojtarit që Liverpool ka nevojë në këtë sistem, pasi sezonin tjetër kundërshtarët do të luajnë më tërhequr dhe do të kërkojnë të godasin në kundërsulm. Wirtz do të ishte një përforcim fantastik sepse ai mund të marrë topin në zona të ngushta dhe të krijojë raste”, ka thënë Heskey për “Tribalfootball”.

“Më kujton shumë Coutinhon, që pati shumë sukses te Liverpool dhe ishte shumë i dashur për tifozët”, ka pohuar ai.

Heskey theksoi se Liverpool ka nevojë për lojtarë krijues.

“Klubit i duhen lojtarë që mund të shpikin diçka të pabesueshme ose të kalojnë disa kundërshtarë me lehtësi, për të hapur hapësira për sulmuesit. Mendoj se ai do të ketë sukses”, ka përfunduar Heskey.