Ballina Lifestyle Miley Cyrus me një paraqitje të pazakontë në promovimin e albumit të...

Miley Cyrus me një paraqitje të pazakontë në promovimin e albumit të saj në Paris

0
9

Miley Cyrus dukej mahnitëse teksa u shfaq me një tjetër veshje unike për promovimin e albumit të saj të ri në Paris.

Këngëtarja 32-vjeçare kishte zgjedhur një fustan transparent, me një pamje eterike dhe të veçantë, pa reçipeta, i zbukuruar me pendë palloi në pjesën e përparme.

Ajo e kombinoi fustanin gri prej me të brendshme të zeza dhe doreza të gjata prej lëkure, duke i dhënë pamjes një prekje dramatike dhe luksoze.

Veshjen e saj tërheqëse e përfundoi me çizme të larta deri në gju, gjithashtu prej lëkure, si dhe vetulla të zbardhura, që i dhanë një pamje akoma më të guximshme.

Miley, e cila ndodhet në kryeqytetin francez në kuadër të turit promocional “Something Beautiful”, u prit me entuziazëm nga grupe fansash të zjarrtë në dalje të hotelit të saj.

Ajo ndaloi në shkallët e hyrjes për t’u përshëndetur me turmën, valëviti dorën me buzëqeshje dhe mori kohë për të firmosur autografe.

Kjo paraqitje vjen pak kohë pasi Miley ndau me publikun rrëfime të ndjera rreth dramave dhe plagëve të saj familjare ndër vite, duke treguar se ka gjetur mënyra për të shëruar marrëdhëniet e thyera.

E lindur në botën e famës, ajo është vajza e ikonës së muzikës country Billy Ray Cyrus dhe Tish Cyrus, ndërsa vetë u bë e njohur që në moshë të vogël me rolin e saj në serialin e famshëm të Disney Channel, Hannah Montana.