1 150 veshje me etiketa false janë sekuestruar në Lezhë. Vlera e veshjeve në treg arrin 75 mijë euro. Sipas informacioneve bëhet me dije se 28-vjeçarja i shiste rrobat me pretendimin se ishin origjinale.
Pas këtij operacioni në gjendje të lirë do të hetohet pronarja e dyqanit, 28-vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. H., 28 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi gjatë kontrollit në një butik dhe një magazinë në pronësi të saj u gjetën dhe sekuestruan 1 150 veshje me etiketa të dyshuara të falsifikuara, me vlerë tregu rreth 75 000 euro”, informoi sot policia.