Ballina Kulturë “Pena e Dritës” organizon mbrëmje letrare me Stefan Çapalikun në Bibliotekën “Ernest...

“Pena e Dritës” organizon mbrëmje letrare me Stefan Çapalikun në Bibliotekën “Ernest Koliqi”

8
0

Në kuadër të serisë së takimeve kulturore “Pena e Dritës”, të enjten, më 19 qershor 2025, në orën 19:00, Biblioteka “Ernest Koliqi” në Prishtinë do të mirëpresë shkrimtarin e njohur shqiptar, Stefan Çapaliku.

Ky takim do të zhvillohet në formën e një bashkëbisedimi të hapur mes autorit dhe lexuesve, me fokus në krijimtarinë e tij letrare. Një mundësi e veçantë për të gjithë dashamirësit e letërsisë që të njihen më nga afër me veprën e Çapalikut dhe të ndajnë mendime e pyetje me të.

Pas diskutimit, të pranishmit do të ftohen në një koktej në ambientet e Agorà-s, për të vijuar qëndrimin dhe bashkëbisedimin në një atmosferë më të lirë dhe miqësore.

Takimi është i hapur për publikun dhe të gjithë janë të mirëpritur, shkruan kultplus.