Spektakli madhështor i “Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte pa dyshim kurorëzimi i më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.
Në një mbrëmje të paharrueshme të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës spektakli përcolli bukurinë e 25 vajzave nga të gjitha trevat shqiptare, shkruan atsh.
Spektakli përfundoi me emocione të forta, lot gëzimi, duartrokitje dhe në kurorëzimin e më të bukurës shqiptare, Valentina Gegprifti.
Ajo u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.
Juria e këtij edicioni, e përbërë nga emra të njohur të artit dhe medias si, Meriadian Ramcaj, Zajmina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia, dhanë edhe çmimet:
Shoqëruesja e parë – Klea Thaçi, me numrin 17
Shoqëruesja e dytë – Laura Peka, me numrin 11
“Miss Earth” – Kleja Sulejmani, me numrin 3
“Miss Supernational” – Natalia Lalaj, me numër 1
“Miss International –Albania 2025” – Gledia Preja, me numrin 25
“Trupi më i bukur” – Juna Latifi, me numrin 4.
“Miss Buzëqeshja” – Elsina Canaku, me numrin 5.
“Miss Elite” – Dea Hila, me numrin 20, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të bukurisë.
“Miss Miqësia” – Xholin Xhabeu, me numrin 12, e votuar nga vetë 25 finalistet për shpirtin e saj bashkëpunues dhe pozitiv.
“Miss Elegance” – Bleona Beqiraj, me numrin 8.
“Miss Fotozhenia” – Eloisa Llupo, me numrin 2.
“Miss Social-Media” – Dajana Elmasllari, me numrin 23.
“Çmimi i publikut” – Kleja Sulejmani, me numrin 3, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave.