Ballina Kronika Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina, ja dyshimet e para...

Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

9
0

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë, pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës.

Burime bëjnë me dije se në total janë përfshirë tetë makina. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Aktualisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Gjithashtu mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë.