Ballina Aktualitet Hakerat sulmojnë faqen e bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat! ‘Homeland Justice’: Ndëshkimi

Hakerat sulmojnë faqen e bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat! ‘Homeland Justice’: Ndëshkimi

6
0

Grupi i hakerave të ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar ditën e sotme faqen e Bashkisë Tiranë. Mësohet se hakerët në këtë faqe kanë nxjerr të dhëna sensitive nga sistemi.

Ndërkohë që më pas kanë fshirë komplet serverat e webit. Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen se po ndëshkohen për veprimet e tyre.

“Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar web-in, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”

Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të bashkisë së Tiranës para dhe pas ndërhyrjes, ku në versionin “pas sulmit” shfaqet një ekran bosh me efekt të dëmtimit grafik.