Ballina Aktualitet Shembull i mjekut humanist/ Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish- kryebashkiaku...

Shembull i mjekut humanist/ Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish- kryebashkiaku i Pukës, Ndue Cara

11
0

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiaku i Pukës dhe një nga figurat më të njohura të shëndetësisë në veri të vendit. Pas një përballjeje të gjatë me një sëmundje të rëndë, Cara ndërroi jetë duke lënë pas një trashëgimi të çmuar si mjek dhe drejtues institucioneve publike.

Ndue Cara ka qenë një ndër të paktët kryebashkiakë që qëndroi në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit. Ai vijoi të kontribuonte në shërbimin shëndetësor duke vizituar pacientë edhe nga zyra e tij si kryetar bashkie.

Me një karrierë të gjatë në drejtimin e disa institucioneve shëndetësore, Cara ishte i njohur për përkushtimin e tij ndaj komunitetit. Edhe në moshë pensioni, ai nuk u shkëput nga mjekësia, por zgjodhi të shërbente në zonat më të thella të vendit.

Prej afro 10 vitesh, Ndue Cara jetonte në një kontejner në zonën e thellë të Fierzës, ku ofronte ndihmë mjekësore për banorët e fshatrave të izoluara, duke u bërë simbol i përkushtimit dhe humanizmit.

Largimi i tij lë një boshllëk të madh në komunitetin pukjan dhe më gjerë.