Ballina Lifestyle Themeluesi i Telegramit lë pasurinë e tij mbi 100 fëmijëve

Themeluesi i Telegramit lë pasurinë e tij mbi 100 fëmijëve

13
0

Pavel Durov, themeluesi dhe miliarderi 40-vjeçar i platformës së njohur të mesazheve Telegram, ka bërë të ditur se pasuria e tij marramendëse prej 17 miliardë paundësh do të ndahet mes më shumë se 100 fëmijëve të tij.

Durov, i quajtur shpesh si “Elon Musk” ose “Mark Zuckerberg i Rusisë”, ka gjashtë fëmijë biologjikë me tre partnere të ndryshëm.

Përveç tyre, ai ka edhe dhjetëra fëmijë të tjerë që kanë lindur falë donacioneve të spermës që miliarderi ka bërë për çifte në 12 vende të ndryshme.

Në një intervistë për revistën “Le Point”, Durov u shpreh se për të nuk ka dallim mes fëmijëve që ka sjellë në jetë natyrshëm dhe atyre që kanë ardhur përmes donacionit.

Të gjithë janë fëmijët e mi dhe do të kenë të njëjtat të drejta. Nuk dua që pas vdekjes sime ata të grinden për pasurinë
Megjithatë, Durov sqaroi se asnjëri prej tyre nuk do të mund të përfitojë nga kjo pasuri për të paktën 30 vjet.

Dua që ata të jetojnë si njerëz të zakonshëm, të krijojnë vetë rrugën e tyre, të mësojnë t’i besojnë vetes dhe të ndërtojnë diçka, pa u mbështetur tek një llogari bankare
Durov, kompania e të cilit numëron mbi një miliard përdorues aktivë mujorë, doli për herë të parë në qendër të vëmendjes lidhur me fëmijët e tij të shumtë vitin e kaluar, kur një grua ruse që jeton në Zvicër deklaroi se ai ishte babai i tre fëmijëve të saj.

Pasuria e tij e madhe dhe historia e pazakontë familjare e kanë bërë Durov një nga personazhet më të diskutuar të teknologjisë globale.