Ballina Kronika Abuzoi seksualisht me 11-vjeçaren, Gjykata e Apelit jep vendimin për ish-ushtarakun

Abuzoi seksualisht me 11-vjeçaren, Gjykata e Apelit jep vendimin për ish-ushtarakun

12
0

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e marrë në dhjetor të vitit të shkuar nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë e cila e kishte dënuar me 30 vite burg, 26-vjeçarin Ramis Hysenji, një ish-ushtarak.

Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë përfundimisht 20 vite burg.

Hysenji u arrestua në shtator të vitit 2023, pas denoncimit të bërë nga bashkëjetuesja, për dhunë në familje, e cila u kthye dhe në akuzën e dytë të ngritur ndaj tij, e për të cilën po ashtu u gjet fajtor nga Gjykata.

Ishte sekuestrimi i telefonit që zbuloi se Hysenji komunikonte më një të mitur. Pas zbërthimit të bisedave dhe mesazheve, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur.

Në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu dhe komunikimet që ka pasur me të në telefon.