Nga Xhavit Çitaku
E kaluara e popullit çam është e gdhendur me plagë që nuk fshihen lehtë nga koha. 81 vjet më parë, në një kohë kur historia u kthye në përjetësi të dhimbjes, mijëra familje çame u detyruan të braktisin trojet e tyre shekullore nën presionin e dhunës dhe terrorit. Një dëbim i padrejtë dhe i dhunshëm që shkatërroi shtëpitë, shpërndau familjet dhe përfshiu në heshtje një popull që kërkonte vetëm të jetonte në tokën e vet.
Kjo ngjarje nuk është vetëm një kapitull i errët i historisë, por një plagë që vazhdon të hapet në zemrat e atyre që e përjetuan dhe të pasardhësve të tyre. Kujtesa e kësaj dhimbjeje është një detyrë morale dhe një përgjegjësi historike për të gjithë ne, që të mos lejojmë kurrë që e vërteta të shuhet, dhe që zëri i të harruarve të mbetet i gjallë dhe i fuqishëm.
Si thotë shkrimtari i madh Ismail Kadare:
“Kujtesa është detyra e parë e njerëzimit; ajo është urë mes së shkuarës dhe së ardhmes.”
Në këtë frymë, kujtesa për dëbimin çam nuk duhet të jetë thjesht një përkujtim i hidhur, por një mjet për të kërkuar drejtësi dhe për të ndërtuar paqe.
Në 81-vjetorin e këtij dëbimi tragjik, nderojmë vuajtjet dhe sakrificat e popullit çam, por edhe fuqinë e tyre të papërkulur për të ruajtur identitetin, gjuhën dhe traditat, pavarësisht nga vështirësitë dhe padrejtësitë. Është një kujtesë se largimi fizik nga toka nuk mund të shlyejë përkatësinë e përjetshme ndaj saj, ashtu siç asnjë pengesë nuk mund të mbyllë derën e kthimit në zemër.
Kujtesa dhe e vërteta, siç na kujton Nelson Mandela, janë gurë themeli për shërimin:
“Një komb që harron të kaluarën e tij është si një pemë pa rrënjë.”
Në këtë përkujtim, duhet të mbajmë mend se përmes njohjes dhe dialogut mund të ndërtohet një e ardhme ku dhimbjet e së kaluarës shërbejnë si mësime, jo si pengesa.
Një vepër që i jep zë historisë së çamëve
Në kuadër të përkujtimit të këtij përvjetori të dhimbshëm , në librarinë “Redon” në Durrës u promovua libri i Hamit Gurgurit i titulluar ”Çami, tek guri polar”, një vepër që jep zë historisë së çamëve dhe të atyre që u detyruan të largohen, është më shumë se art — është akt rezistence dhe dashurie për të mos harruar. Ky roman bënë thirrje për vëmendje, për drejtësi dhe për ruajtjen e një trashëgimie shpirtërore që nuk mund të thyhet. Këtë tubim, këtë mbrëmje mbresëlënëse e organizuan Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit dhe Fondacioni Çamëria ”Hasan Tahsini”. Ishin ftuar mysafirë special që i dhanë shije letrare këtij eventi me fjalët e tyre për veprat e autorit dhe për librin që u promovua me këtë rast. Morën pjesë edhe krijues të shquar, intelektual e adhurues të fjalës së shkruar. Kishte ardhur nga Mitrovica Dardani dhe koleksionisti Nexhat A: Dedja e të tjerë. Oratorët profesoresha e Universitetit të Durrësit znj.Edlira Toplini Abdurahimi, , Kadri Tarelli, Alket Veliu, Tasim Besho, Hiqmete Daja, Abdullah Delialisi,, Sulo Fitim, Nexhat Sadullahu, Agron Calliku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Durrës, bënë një qartësim dhe zbërthim të veprës së Hamit Gurgurit si një vlerë e çmuar në shumë dimensione.
Kadri Tarelli, shkrimtar e publicist, recensent i librit, ndër të tjera tha: Libri i Hamit Gurgurit ”Çami, tek guri polar” është një vepër e bukur letrarisht në formë, por i rëndë për kumtin që përcjellë te të gjithë shqiptarët, të vjetër e të rinj, kudo që ndodhen. Nëpërmjet të këtij romani histrik, sonte, në këtë kuvend përkujtojmë edhe 81 vjetorin e shpërnguljes me dhunë të mijëra shqiptarëve çam, sa në turqi ashtu edhe në Shqipëri. Ngjarje që na kujtojnë një plagë që nuk mbyllet kurrë, as pas një mijë vitesh, përkundrazi do të dhemb po njësoj, mjafton ta prekesh sado pak. Romani i Gurgurit i jep jetë ngjarjeve, i jepgjak për veprim, energji për lëvizje dhe ndjesi njerëzore, pse jo edhe frymëzim për të parë dhe pranuar kohën në hapësirat e vërteta. Romani ka edhe një të mirë tjetër, sepse lexuesi bëhet pjesë e ngjarjeve, udhëton me ngarkesën e kohës, duke i përjetuar ato me gjithë fuqinë e shpirtit dhe mendimit, të ndaj të mirën, të bukurën nga e keqja dhe e shëmtuara, të drejtën nga e padrejta, të dashurojë apo të urrejë, të rrëmbëhet apo të trimërohet, duke u bërë bashkëudhtar me heroin e librit. Këtu qëndron edhe bukuria dhe vlera e librit e tij si libër, që s’të lëshon nga dora deri në faqen e fundit. Është merita e autorit , që i shtrydh ngjarjet aq realisht, sikur ato ndodhin sot dhe në oborrin e shtëpisë, në rrugicën e lagjës, në udhët e qytetit, më tej në bregun e detit, në frontin e luftës, apo në horizontet pa kufi. E gjitha përmblidhet me pak fjalë, historia jetohet me njerëzit dhe për njerëzit. Jam i bindur se kështu si unë, çdo lecues që ka pak apo shumë njohje për historinë, do të përfshihet mrekullisht në vorbullën e kohëve tragjike, duke adhuruar Irenën për zotëssin dhe guximin për ta thënë të vërtetën, duke e ditur se nuk do ta dërgojë askush, për të ndjer zhgënjim ndaj nëpunësve të Evropit, që i shikojnë në dritë të syrit si bijtë e Zeusit, apo si të dërguarit e Zotit, por që pas buzëqeshjes së tyre,dhe nën kostumin që mbajnë, bëjnë punën e djallitNuk është e vështirë të kuptohet se përfundimet e paavendosura në tavolinat e kanelarive, na vlejnë edhe sot si mësime, kjur fatet e shqiptarëve nuk janë zgjidhur përfundimisht. Kjo është pjesa e dytë e së vërtetës, që dhemb, sepse popujt e vegjël, kam parasysh edhe popullin tonë, nuk nxorën mësime nga nga fatkeqësit dhe pësimet, nga pabesit dhe grindjet mes tyre. Nuk ngurrroj të them se çdo faqe e këtij libri ka brenda historinë e së vërtetës dhe dhimbjen që është prezente edhe, sot që dhemb deri në pafundësi. Librin e ndajnë dy pjesë. Në të parën ngjarjet vendosen në Epir, në Çamëri, ndërsa pjesa e dytë në Norveji dhe Suedi, me personazh Naumin.
Ky libër mund të lexohet këndshëm e pa pushuar nga të gjithë, më së shumti nga të rinjtë, jo thjesht për letërsi dhe kulturë, por për të nxjerrë mësime për kohën që po jetojmë dhe për të ardhmen”, përfundoi fjalën Kadri Tarelli.
Dokumentim i një kronike të dhimbshme
“Çami, tek guri polar” është një roman i fuqishëm dhe aktual i Hamit Gurgurit, që bashkon dokumentarin historik me dramën personale. Mes të traumuarës Çamërie dhe Mjellmës suedeze, ai na fton të reflektojmë mbi identitetin, të drejtat, humbjet, mbijetesën, dhe mbi paqen që brezat tanë mund të ndërtojnë. Është një librë që digjet “si prush”, që zgjon ndërgjegjen historike dhe emocionale te çdo lexues shqipfolës.
Në këtë mënyrë, “Çami, tek guri polar” dokumenton një kronikë të dhimbshme, ku dhuna, propaganda dhe deportimet janë përdorur për të realizuar dëbimin dhe asimilimin e përreth 100 000–200 000 shqiptarëve çamë. Romani ndjek fatin personal të protagonistit Naum, si përfaqësues i këtij kolektivi, duke ndërtuar reflektim ndërgjegjësues për gabimet historike të periudhave tragjike.
Hamit Gurguri është një zë i rëndësishëm në letrat shqipe — një prozator e poet që i vë në pah historinë, gjuhën dhe identitetin. Ai ndërthur narrativa personale me të përbashkëtën historike, përmes një gjuhe të pasur e të lëmuar. Veprat e tij, posaçërisht ato për gratë, luftën, ekzilimin dhe kujtesën, vijojnë të shkaktojnë reflektim dhe respekt ndaj dramës dhe bukurisë së jetës shqiptare – në trojet amtare apo në mërgim
Në përfundim të këtij eventi kulturor, autori në shenjë falenderimi, të gjithë pjesëmarrësve ua dau nga libër flas.