Ballina Aktualitet Fytyra tjetër e turizmit mjekësor në Shqipëri, jo vetëm për dhëmbë e...

Fytyra tjetër e turizmit mjekësor në Shqipëri, jo vetëm për dhëmbë e flokë, por edhe për të lënë drogën

0
11

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të trajtimit të varësisë në vend.

“Nga Italia për shembull ka shumë pushues që vijnë si turistë e njëherazi marrin trajtim në qendrat tona”, shprehet Oltion Korreshi.

Në një kohë që shifrat e turistëve rriten, pritshmëritë janë për shtim të mëtejshëm të numrit të të varurve që kërkojnë ndihmë.

“Periudha e verës normalisht e shton fluksin e këtyre personave dhe duhet të themi që numri po vjen në rritje nga viti në vit. Nëse para 3-4 vitesh kishim 30-40, numri është shumëfish më i lartë tani”, shton Korreshi.

Ka edhe nga ata të huaj turistë, që tashmë kanë marrë statusin e rezidentit në Shqipëri në përpjekje për të luftuar varësinë nga droga.

“Një pjesë e konsiderueshme janë rikthime dhe vijë me dokumentacion nga jashtë. janë kryesisht përdorues heroine, por kemi edhe raste të varësisë nga kokaina”, deklaron punonjësi social.

Të dhënat nga qendrat e trajtimit të varësisë nga drogat tregojnë se pjesa më e madhe e të huajve që kërkojnë ndihmë janë të grup-moshës nga 21 e deri në 29 vjeç. Ndërkohë nuk mungojnë as të huajt e ardhur si turistë që shpërndajnë kokainë si në rastin e Kala Festival në Dhërmi në Fillim të Korrikut.