Ballina Kronika Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg...

Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit

9
0

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 22 nga të arrestuarit në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë për vetëm dy persona të përfshirë në këtë grup.

E vetmja grua pjesë e këtij grupi, Xhoana Rustemi, u la në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërsa për Albert Shushkun, gjykata vendosi “arrest në shtëpi”, për shkak të rrethanave familjare, pasi ai është kujdestar i një fëmije me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, në qeli mbeten drejtuesit e dyshuar të rrjetit kriminal, vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, si dhe një numër tjetër personash të përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës, konkretisht:

Arnold dhe Adnan Hida, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Emrah Mustafaj, Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi dhe Ledin Kazanxhi.

Gjithashtu, kujtojmë se më herët, gjykata kishte vendosur arrest shtëpie për shtetasin Faik Kurti.

Operacioni i zhvilluar pak ditë më parë nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria, kishte si objektiv një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogës që vepronte kryesisht në lokale të njohura të natës në Tiranë.