Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin bregdetar të Pisakut në Kroaci, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta.
Ekipet e emergjencës konfirmojnë se zjarri ka arritur edhe në banesat që ndodhen aty, ndërsa banorët janë duke u evakuuar.
Autoritetet lokale raportojnë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa zjarrfikësit janë në ‘luftë’ me flakët për t’i vënë nën kontroll.