Ballina Aktualitet Lindin trinjakë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ministrja Koçiu poston fotot e para...

Lindin trinjakë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ministrja Koçiu poston fotot e para të foshnjave: Lajm i bukur

9
0

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë lindur tre vajza duke sjellë gëzim në familjen e tyre. Lajmin për lindjen e trinjakeve e ka shpërndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e cila uron prindërit e foshnjave, për gëzimin e ardhjes së tyre në jetë.

“Tre engjëj të vegjël, Iliriana, Amaya dhe Cataleya, kanë ardhur në jetë, duke sjellë gëzim të pafund për prindërit dhe stafin mjekësor që ka ndjekur me përkushtim këtë lindje të veçantë.

Urime të përzemërta familjes së re dhe një jetë të gjatë, të lumtur e të bekuar për trinjaket e vogla”, shkruan ministrja Koçiu.