Ballina Opinion Rinumërimi, Saliu qëndron, votat ikin

Rinumërimi, Saliu qëndron, votat ikin

0
9

Nga Spartak Ngjela 

Çfarë do të bëjë Saliu pasi të mbarojë rinumërimi?
Asgjë nuk do të bëjë; sepse ai do të vijojë të thotë që atij i kanë manipuluar kutitë e votimit

 

Kurse Partia Socialiste çoi në rinumërimin e kutive investigues dhe numërues të paanshëm dhe e gjithë gënjeshtra e Saliut po rrëzohet.

Por çfarë tha Saliu?
Si gjithmonë, brenda karakterit të tij, ai tha se rinumërimin nuk e kishte kërkuar ai, por disa kandidatë zgjedhorë që kishin shpresë të fitonin.
Por, në fakt, dihet saktë se gjithçka ishte e mbështetur te një kërkesë e opozitës.

Por…
Nga rinumërimi deri tani nuk ka asgjë në lidhje me ndonjë manipulim zgjedhor të dyshuar.

Çfarë do të bëjë Saliu pasi të mbarojë rinumërimi?
Asgjë nuk do të bëjë; sepse ai do të vijojë të thotë që atij i kanë manipuluar kutitë e votimit.
Por dihet se e gjithë kjo tjerje pa vlerë faktike bëhet arbitrarisht nga Saliu që ai të mos japë dorëheqjen si kryetar partie, sigurisht duke respektuar statutin e Partisë Demokratike.

Po Partia Demokratike çfarë do bëjë?
Asgjë; dhe prandaj do të vijojë humbjen edhe në zgjedhjet e radhës që do të vinë, sepse Saliu nuk ka më vota në elektoratin e Shqipërisë.

Kurse Saliu, si ngaherë, po thotë:
“Humbja që solli humbjen time asgjë nuk më bën dot; sepse unë me humbjen e partisë dua që, si kryetar i saj, të vijoj të mbrohem përpara procesit penal që SPAK ka çelur kundër meje.”

Prisni dhe shikoni.