Ballina Rajoni Shmanget tragjedia/ Qipro arreston një anëtar të Gardës Revolucionare Iraniane, ishte gati...

Shmanget tragjedia/ Qipro arreston një anëtar të Gardës Revolucionare Iraniane, ishte gati të sulmonte izraelitët që presin për t’u riatdhesuar

10
0

Policia e Qipros njoftoi se kishte arrestuar një person, tashmë i akuzuar për terrorizëm dhe spiunazh, anëtar i Gardës Revolucionare Iraniane.

Ai po planifikonte një sulm “të menjëhershëm” në ishull ku mijëra izraelitë aktualisht po presin të hipin në një aeroplan për t’u kthyer në shtëpi. Policia lokale thuhet se ka marrë “informacion shumë konfidencial dhe të besueshëm nga një agjenci e huaj” (me sa duket Mossad).

Personi i arrestuar jetonte në një apartament në bazat ushtarake britanike në ishull, ku është parë duke bredhur me një aparat fotografik të madh, një lente zmadhimi dhe tre telefona celularë.