Ballina Politika “Shqipëria po fëlliqet në emër të politikës”, Kokalari shpërthen ndaj Berishës dhe...

“Shqipëria po fëlliqet në emër të politikës”, Kokalari shpërthen ndaj Berishës dhe Neshos:Komunist, i blerë nga Saliu..

10
0

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer një kritika dhe akuza mbi një shkrim që ish-diplomati dhe anëtari i PL, Agim Nesho publikoi sot te “FoxNews”. Në atë shkrim ai ka ‘nxirë’ qeverinë dhe Shqipërinë dhe sipas Kokalarit, aty fshihet dora e Berishës dhe LaCivita.

Postimi i plotë

Sali Berisha sërisht promovon Shqipërinë si narko-shtet, kësaj radhe, ato milionat me të cilat bleu Chris LaCivitën, shkojnë aq larg sa lejojnë Agim Neshon, bir i politburos komuniste, të përshkruajë Shqipërinë si narko-shtet.

Sigurisht që ne kemi probleme me trafiqe drogash dhe duhet zgjidhur por jo duke na shkatërruar reputacionin si komb në këtë far feje, dhe nëpërmjet Fox News, sepse dëm i bën të gjithë shqiptarëve, fut këtu dhe diasporën.

Personalisht jam super e lodhur nga ky reputacion që kemi dhe qëllimi im ka qenë ngritja e dinjitetin kombëtar, por si mund të bëhet kjo kur je përballë një paraje korrupsioni që blen individi si LaCivita & Paul Manafort.

Jam super e shqetësuar me këtë fushatë anti-kombëtare që ka nisur Berisha & co.

Ja, me këtë hipokrizi po na fëlliqin botërisht!!